Mediat serbe publikojnë dokumentin: Ministri maqedonas agjent i Serbisë
Rrjeti serb për hulumtimin e krimit dhe korrupsionit ‘Krik’ ka publikuar një dokument kohë më parë për të cilin thotë se është raport nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, pjesë e MPB-së së Maqedonisë.
Dokumenti përmban transkripte të bisedave ndërmjet deputetit Ivan Stoilkoviç dhe agjentit serb, Goran Zhivaljeviç.
Bëhet fjalë për të njëjtin agjent që ka qenë i pranishëm në natën e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Sipas ‘Krik’, raporti përfundon me konkludimin se agjenti serb i ka kontrolluar dhe udhëzuar aktivistët e deputetit Stoilkoviç, kurse përmes tij, ka tentuar që të ndikojë mbi situatën politike në Maqedoni.
Nga mbrëmë Ivan Sojkoviç është përzgjedhur zv/kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Në maj të vitit kaluar, Stoilkoviç mori pjesë në Samitin e 11 të Sigurisë në Moskë në shoqëri të drejtorit të BIA-s serbe, Aleksandër Vulin, ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç dhe presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik.
Në takim ishte dhe shefi i Shërbimit Sekret të Federatës Ruse, Sergej Naryshkin. Stoilkoviç njihet edhe për mik i afërt i ish-agjentit serb, Goran Zhivaljeviç i cili më 27 prill të vitit 2017 kishte marrë pjesë në dhunën në Kuvend
Ivan Stoilkoviçit konsiderohet si njeriu i Vuçiç në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, terroristët e Banjskës i ka konsideruar heronj dhe refuzon gjenocidin në Bosnjë Hercegovinë.
Emërimi i Ivan Stoikoviçit në postin zv/kryeministrit është i njëjti skenar siç po përdoret në Mal të Zi per ta kontrolluar, destabilizuar dhe përdorur për qëllimet e Beogradit.
Burimi