Maqedonci pret një ekip të institutit amerikan që po e mbështet FSK-në për mbrojtje kibernetike

Maqedonci pret një ekip të institutit amerikan që po e mbështet FSK-në për mbrojtje kibernetike

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në një takim ekipin e Institutit Amerikan për Qeverisje në Sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance – ISG), të cilët janë duke e mbështetur Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në me këshillim profesional në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike.
“Ministri Maqedonci i falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e tij të thellë për angazhimin e tyre dyvjeçar dhe bashkëpunimin e ngushtë me ekspertët tanë për krijimin e Strategjisë dhe Politikave të Mbrojtjes Kibernetike që ndërlidhen me aspektin organizativ dhe funksional të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në fushën e sigurisë kibernetike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Burimi