Lëkundje tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda
👁1850
Një lëkundje tërmeti është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në jug të prefekturës së Chania, me qendër detin.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.3 i shkallës Rihter dhe ka ndodhur në orën 02:05 të mëngjesit të së dielës në zonën detare të Paleochora në prefekturën e Chania.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit është lokalizuar në një distancë prej 34 kilometrash në perëndim-jugperëndim të Paleochora, ndërsa thellësia fokale është llogaritur në 5.6 kilometra.
Burimi