Kushtetuesja sulm ndaj të drejtave të komuniteteve në Maqedoni!

Kushtetuesja sulm ndaj të drejtave të komuniteteve në Maqedoni!

Në një paraqitje të jashtëzakonshme para Gjykatës Kushtetuese, BDI ka dënuar ashpër vendimin e Gjykatës Kushtuese me të cilin ndalohet deklarimi i përkatësisë etnike gjatë punësimeve në institucione publike në Maqedoninë e Veriut.
Arbër Ademi nga kjo BDI, tha se ky vendim godet barazinë mes komuniteteve në Maqedoninë e Veriut dhe ata, shqiptarët, nuk do të përfaqësohen më në institucione.
“Jemi mbledhur për të dënuar vendimin shokues të Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar deklarimin e përkatësisë etnike. Ky vendim përbën një sulm të drejtpërdrejt ndaj të drejtave të komuniteteve në Maqedoni dhe do të ketë pasoja të rënda për funksionimin e drejtë dhe të barabartë të institucioneve.
Deklarimi i përkatësisë etnike është një e drejtë e patjetërsueshme dhe një element i domosdoshëm për të siguruar përfaqësimin e drejtë të të gjitha komuniteteve. Përmes këtij vendimi, goditet parimi i barazisë. Vendimi për të ndaluar përkatësinë etnike nuk është një hap i izoluar.
Ai ka pasoja të gjëra dhe të thella duke përfshire eliminimin e mundësisë që institucionet të pasqyrojnë përbërjen multietnike të shtetit tonë”, tha Ademi.
Burimi