Jeff Bezos: Jam optimist për Trump-in
Jeff Bezos ka thënë se është “optimist” për presidencën e DonaldTrump-it.
Themeluesi miliarder i Amazon beson se Trump do të ketë sukses në zvogëlimin e burokracive, duke vlerësuar qasjen më të qëndrueshme të presidentit të zgjedhur ndaj udhëheqjes.
Duke folur në samitin DealBook të New York Times mbrëmjen e së mërkurës, Bezos tha se problemet ekonomike të Amerikës mund të zgjidhen vetëm përmes rritjes ekonomike.
“Jam shumë optimist se presidenti Trump ka një shans të mirë për të pasur sukses,” tha ai. “Ai duket se ka shumë energji për reduktimin e rregulloreve. Kemi shumë rregullore në këtë vend.Problemin e borxhit kombëtar do ta zgjidhësh duke e bërë një përqindje më të vogël të PBB-së. Na duhet një orientim drejt rritjes në këtë vend.”
Ai shtoi: “Ne jemi vendi më me fat në botë. Njerëzit habiten pse të gjitha kompanitë e mëdha të teknologjisë janë këtu, krahasuar me pjesë të tjera të botës, por arsyeja më e madhe është se kemi kapital më të mirë për risqe. Mund të mbledhësh 50 milionë dollarë kapital fillestar për të bërë diçka që ka vetëm 10% shanse për të funksionuar. Kjo është çmenduri.”
Bezos gjithashtu ia atribuoi suksesin e Amerikës gjuhës së saj. “Ne flasim anglisht, dhe ajo po shndërrohet në lingua franca të botës,” tha ai. “Por ne jemi të ngarkuar nga rregulloret.”
Komentet e Bezosit erdhën disa javë pasi Washington Post, të cilin ai e zotëron, njoftoi në mënyrë kontroverse se nuk do të mbështeste asnjë kandidat në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Më parë, gazeta kishte mbështetur një sërë demokratësh, përfshirë Joe Biden-in katër vjet më parë.
Të mërkurën, Bezos nuk u pendua, duke thënë se para viteve 1970 gazeta kishte shmangur mbështetjet politike. “Nuk mund të bësh gjënë e gabuar sepse shqetësohesh për PR-in e keq ose si të duash ta quash,” tha ai. “Ky ishte vendimi i duhur. Jam shumë krenar për këtë vendim.” Por shtoi: “Jam një pronar i tmerrshëm i Post-it nga pikëpamja e aparencës.”
Deklaratat e tij pasuan ato të Ken Griffin-it, investitor miliarder amerikan, i cili tha se “Amerika është sërish e hapur për biznes”pas zgjedhjes së Donald Trump-it.
Griffin, themelues i fondit spekulativ Citadel, tha se tarifat me të cilat kërcënon Trump-i “nuk janë aspak problematika më emadhe”.
“Problematika më e madhe është se Amerika është sërish e hapur për biznes, paraliza e pafundme nga rregulloret dhe paditë gjatë administratës së Biden-it ka marrë fund,” tha ai në samit.
Ai identifikoi Lina Khan-in, kryetaren e Komisionit Federal të Tregtisë, e cila ka sfiduar kompanitë e mëdha të teknologjisë me një sërë padish për monopol, si pjesë të problemit.
“Roli që ajo luajti në uljen dhe erozionin e produktivitetit amerikan ishte i thellë,” tha ai.
“Tarifat, për sa do të shpojmë, janë çështje dytësore. Çështja parësore është se ne jemi kthyer në biznes.” /Telegraph – Syri.net
Burimi