Izraeli liron dhjetëra të burgosur palestinezë, në mesin e tyre edhe kreun e spitalit kryesor të Gazës
Të paktën 55 palestinezë të arrestuar në Gazë janë liruar nga Izraeli, duke përfshirë drejtorin e spitalit kryesor palestinez.
Bëhet e ditur se në mesin e të liruarve është edhe drejtori i spitalit Mohammed Abu Selmia, i cili u mor peng nga izraelitët gjatë bastisjes së spitalit Shifa.
Selmia akuzoi autoritetet izraelite se po i nënshtrojnë të burgosurit palestinezë, “i poshtërojnë fizikisht e psikologjikisht”, pretendim ky që u mohua nga izraelitët.
Ndryshe, Izraeli akuzon Hamasin dhe grupet tjera militante për strehim në spitale dhe përdorimin e tyre për qëllime ushtarake, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Nëse konfirmohet se spitalet po përdoren për qëllime ushtarake, ato mund të humbasin mbrojtjen e tyre sipas ligjit ndërkombëtar.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka njoftuar se ditëve të fundit luftimet kanë shpërthyer në veri të Gazës, i cili kryesisht u evakuua dhe u bombardua që nga fillimi i luftës.
Lufta ka ndërprerë fluksin e ushqimit, ilaçeve dhe mallrave bazë në Gazë, dhe njerëzit atje tani janë plotësisht të varur nga ndihmat.
Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara ka arritur në përfundimin se ekziston një “rrezik i mundshëm gjenocidi” në Gazë, një akuzë që Izraeli e mohon fuqishëm.
Burimi