Greqi/ Një burrë tentoi të përdhunonte një 20-vjeçare në plazh, ja si e shpëtoi miku i saj

Greqi/ Një burrë tentoi të përdhunonte një 20-vjeçare në plazh, ja si e shpëtoi miku i saj

Një vajzë 20-vjeçare është tronditur nga ajo që ka përjetuar në plazhin e Salaminës, Greqi.
Konkretisht, vajza kishte shkuar pasditen e së hënës në një plazh të shkretë në Salamina. Aty iu afrua një burrë dhe me kërcënim tentoi ta përdhunonte . E frikësuar vajza tentoi të shpëtonte dhe vrapoi drejt detit. Autori e ka ndjekur në det dhe ka tentuar ta kapë, por nuk ka pasur sukses. Ngjarja është vënë re nga një mik i vajzës 20-vjeçare. Siç shihet në një video të publikuar në rrjetet sociale , autori dhe viktima janë në ujë dhe i riu që ka vënë re ngjarjen tenton të shpëtojë vajzën. Në video ai dëgjohet duke i thënë vajzës të dalë dhe më pas i drejtohet sulmuesit.
 
Më pas ajo doli nga deti dhe shoku i saj që ndodhej jashtë e pyeti nëse e kërcënonte vajzën se do ta përdhunonte. “Më thanë që është një tjetër, të them të drejtën”, u përgjigj ajo.
Siç ka thënë vajza 20-vjeçare, sulmuesi e ka kërcënuar se ka thikë dhe se dëshiron ta përdhunojë, në të kundërtën do ta godasë me thikë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin i cili është dërguar në prokurori.

 
Burimi