‘Faza intensive e luftës në Gaza drejt fundit’, Netanyahu: Do të kthejmë fokusin te kufiri me Libanin

‘Faza intensive e luftës në Gaza drejt fundit’, Netanyahu: Do të kthejmë fokusin te kufiri me Libanin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se “faza intensive e luftës me Hamasin në Gaza është gati të përfundojë” dhe se fokusi i ushtrisë mund të zhvendoset më pas në kufirin verior të Izraelit me Libanin, ku luftimet me grupin e mbështetur nga Irani, Hezbollah, janë intensifikuar javët e fundit.
Netanyahu, megjithatë, u zotua se Izraeli do të vazhdojë të operojë në Gaza derisa grupi militant Hamas të eliminohet.
“Kjo nuk do të thotë se lufta do të përfundojë, por lufta në fazën e saj aktuale do të përfundojë në Rafah. Kjo është e vërtetë”, tha Netanyahu.
Më shumë se një milion palestinezë po strehoheshin në Rafah përpara se Izraeli të fillonte operacionin e tij ajror dhe tokësor në qytetin jugor të Gazës, duke sfiduar thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për të mos vazhduar.
Rreth 800,000 njerëz janë zhvendosur që atëherë nga Rafah, ku kushtet janë përshkruar nga agjencia e ushqimit e Kombeve të Bashkuara si “apokaliptike”.
 
Burimi