E rëndë në Greqi/ Aksident i 4-fishtë, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, në aksin rrugor Larisa-Agia.
Sipas mediave vendase, bëhet me dije se nga përplasja e 4 automjeteve mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën tre të tjerë, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën.
Mësohet po ashtu se fillimisht ka ndodhur përplasja mes një veture dhe një traktori, të cilat shkuan në drejtim të kundërt duke u përplasur me dy automjete të tjera.
Sipas informacioneve të Larissanet, automjetet e përplasura janë një kamion, një makinë tip “kafaz”, një traktor si dhe një makinë pasagjerësh. Ndërkohë viktimat janë një 35-vjeçar dhe një 65-vjeçar. I intubuar në reanimacion është edhe një 55-vjeçar.
Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi