AUV ka kryer kontrolle në disa qytete, asgjësohen produkte të skaduara
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka kryer kontrolle në Shkup, Manastir dhe Ohër, ndërsa është asgjësuar ushqim me afat të skaduar.
Pothuajse 2 tonë ushqim i pasigurt, përkatësisht me afat të skaduar është tërhequr nga më shumë kiosqe në Shkup dhe me vendim të Agjencisë së Ushqimit është shkatërruar.
Kontrolli siç informon Agjencia e Ushqimit është kryer pas nismës së ngritur nga qytetarët. Në manastir në një objekt gastronomik ka pasur 241 kilogramë ushqim të pasigurt. Kompania është gjobitur me 600 euro, ndërsa personi përgjegjës me 300 euro.
Ndërsa në Ohër, inspektorët gjatë kontrollit të rregullt, në një dyqan kanë gjetur prodhime të mishit pa deklaratë dhe me afat të skaduar. Marketi është gjobitur me 1400 euro.Një pjesë e kompanive janë gjobitur me para për ushqimin e pasigurt në treg por edhe për mos kryerjen e kontrollit të obliguar shëndetësor të punonjësve.
Burimi