Athina/ Shkupi ka shkelur marrëveshjen për emrin

Greqia ka akuzuar Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut për shkeljen e marrëveshjes historike për emrin e shtetit, duke paralajmëruar se kjo mund të dëmtojë shpresat e Shkupit që një ditë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Reagimi i Athinës erdhi një ditë pasi kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut nga VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski, vazhdimisht përdori emrin e vjetër të shtetit, Maqedoni, duke thënë se për të është i “turpshëm” emri i ri i shtetit. Marrëveshja e vitit 2018 me Greqinë – që njihet si Marrëveshje e Prespës – shtet që pretendon se Maqedoni quhet një prej rajoneve të tij, u nënshkrua nga Qeveria e qendrës së majtë, të cilën Mickoski e mposhti në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 8 maj. Marrëveshja i dha fund mosmarrëveshjeve prej dekadash mes dy vendeve. Marrëveshja për emrin i mundësoi Maqedonisë së Veriut që më vonë t’i bashkohej NATO-s.
Duke folur para Parlamentit të dielën para votimit për Qeverinë e re, Mickoski vazhdimisht përdori emrin e vjetër të shtetit. Por, pasi bëri betimin si kryeministër, ai përdori emrin zyrtar të shtetit.

“Do të duhet të dorëzohen para jush dhe ta përmend këtë mbiemër të turpshëm sepse ai është, për fat të keq, pjeës e ligjit dhe Kushtetutës që duhet ta respektoj si kryeministër”, tha Mickoski para deputetëve.Si anëtare e BE-së, Greqia mund të pengojë që shteti fqinj të anëtarësohet në bllok. Pengesa të ngjashme po paraqet edhe fqinja tjetër, Bullgaria, për shkak të mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut sa i përket çështjeve të minoriteteve.

Të hënën, kryediplomati grek George Gerapetritis, tha se anëtarësimi i Shkupit në BE do të jetë “i papranueshëm dhe i paimagjinueshëm” nëse nuk respektohet plotësisht ligji ndërkombëtar, përfshirë edhe marrëveshja për emrin. Ai tha se udhëheqja e re maqedonase “ka vendosur që në mënyrë sistematike të mos përdorë [emrin Maqedoni e Veriut] në diskursin publik brenda vendit. Kjo është shkelje e qartë [e marrëveshjes me Greqinë], pasi ajo parasheh përdorimin e emrit Maqedoni e Veriut si brenda, ashtu edhe jashtë vendit”, tha ai.
Burimi