Aksidentohet me makinë, ministri shqiptar
👁1100
Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Popujve Pakicë në Mal të Zi, Fatmir Gjeka ka pësuar një aksident ne aksin rrugorë Tivar – Ulqin.
Aksidenti ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 17:00.
Ministri Gjeka është dërguar për kontroll në Urgjencën e Ulqinit, pasi ka pësuar lëndime të lehta.
Sipas policisë, ai ka qenë duke udhëtuar me makinën zyrtare PG-CG-029, kur është përplasur me një makinë me targa të huaja.
Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, ministri dyshohet se ka parakaluar kolonën e automjeteve.
Grupet hetimore po vijojnë ende gjurmimet në vendin ku ka ndodhur aksidenti.
Burimi