15-vjeçari sulmoi me thi*kë dy efektivë në Bosnje-Hercegovinë, vdes njëri prej tyre
👁1019
Një 15-vjeçar sulmoi dy oficerë në një stacion policie në rajonin Bosanska Krupa të Bosnjë-Hercegovinës mbrëmjen e së enjtes.
Njëri prej oficerëve humbi jetën.
Sipas njoftimeve zyrtare, autori i mitur ka hyrë në komisariat dhe ka sulmuar me thikë efektivët.
Njëri ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra, ndërsa i dyti ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
15-vjeçari u arrestua, sipas zëdhënësit të policisë, ndërsa motivi i sulmiot është ende i panjohur.
Burimi