Sylvia Plath, zëri poetik që sfidoi kufijtë e letërsisë moderne
Sylvia Plath është një nga figurat më të rëndësishme të poezisë amerikane të shekullit XX, një shkrimtare që la gjurmë të thella në letërsinë moderne përmes një krijimtarie të ngarkuar me emocione, përjetime personale dhe reflektime mbi identitetin, jetën, vdekjen dhe pozitën e gruas në shoqëri. Jeta e saj e shkurtër, e shoqëruar me një krijimtari të jashtëzakonshme, e bëri atë një nga zërat më të njohur të poezisë së rrëfimit personal, ndërsa vepra e saj vazhdon të lexohet dhe të studiohet në mbarë botën, transmeton KultPlus. E lindur më 27 tetor 1932 në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Plath u shfaq herët si një talent i veçantë letrar. Ajo filloi të shkruante që në fëmijëri, ndërsa poezitë e para i botoi në...
Burimi:
kultplus.com