Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sulmoi me sëpatë në lokal dy persona, arrestohet 44-vjeçari në Durrës
Një sherr mes disa personave mund të përfundonte në mënyrën më të keqe të mundshme. Një 44-vjeçar u ndalua në Durrës pasi kërcënoi dy persona të tjerë me sëpatë. Ngjarja u regjistrua pas një konflikti për motive të dobëta mes të treve. “Shtetasi 44-vjeçar u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16, teksa kanoste me sëpatë shtetasin E. A. dhe shtetasen E. S., të dy banues në Durrës”, njoftoi policia. Ndërkohë është proceduar penalisht edhe një person tjetër pasi kishte dijeni për sherrin, por nuk njoftoi policinë.