Sulmi ndaj objekteve bërthamore të Iranit/ “Nuk ka rritje të rrezatimit”, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike gati për “mbledhje urgjente”

Sulmi ndaj objekteve bërthamore të Iranit/ “Nuk ka rritje të rrezatimit”, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike gati për “mbledhje urgjente”

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të mbajë një takim urgjent, njoftoi kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së. Ndërkohë, shefi i energjisë bërthamore të Iranit, Mohammad Eslam, i ka shkruar IAEA-s, duke thënë se Teherani dëshiron një hetim mbi sulmet amerikane dhe po i kërkon këtij organi mbikëqyrës të dënojë veprimin e SHBA-së, raportojnë mediat iraniane. Më parë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike konfirmoi se nuk ka “rritje” të niveleve të rrezatimit pasi SHBA-të goditën tre centrale bërthamore në Iran. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv