Burimi:
Top-Channel.tv

Sulmi më vdekjeprurës këtë vit, Rusia godet qytetin verilindor të Ukrainës! Të paktën 21 viktima
👁7390
Raketat ruse goditën qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, në sulmin më vdekjeprurës ndaj civilëve këtë vit, duke vrarë të paktën 21 persona teksa banorët u mblodhën për shërbesat e kishës të së dielës, thanë zyrtarët lokalë. Të paktën 34 persona, përfshirë pesë fëmijë, janë plagosur gjithashtu sipas zyrës së prokurorit për rajonin Sumy. Javën e kaluar, një sulm raketor rus vrau 20 persona në qytetin qendror të Kryvyi Rih. “Shumë njerëz u vranë sot si rezultat i sulmit me raketa,” tha Artem Kobzar, ushtrues detyre i kryebashkiakut të Sumy, duke konfirmuar numrin e të vdekurve. Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi sulmet...