Sulmet ruse lënë 600 mijë ukrainas pa energji elektrike, të paktën 3 të vrarë dhe 21 të plagosur në Kiev

Sulmet ruse lënë 600 mijë ukrainas pa energji elektrike, të paktën 3 të vrarë dhe 21 të plagosur në Kiev

Të paktën 600 mijë persona në të gjithë Ukrainën kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve me raketa dhe dronë të kryera nga Rusia gjatë natës. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili raportoi gjithashtu për viktima dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike të vendit. Sipas Zelenskyt, objektet kritike të energjisë janë goditur në Kiev dhe në rajonin përreth kryeqytetit, si dhe në qytetin verilindor të Kharkivit. Në kryeqytetin ukrainas, të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës (DSNS). Sulmet vijnë pavarësisht deklaratës së Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili të dielën (11 tetor) njoftoi se Rusia dhe Ukraina kishin rënë dakord për një “armëpushim energjetik”, duke...