Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmet izraelite në Iran, të paktën 406 viktima dhe 654 të plagosur
👁12075
Sulmet ajrore izraelite në të gjithë territorin e Iranit kanë shkaktuar një bilanc tragjik. Sipas një raporti të publikuar nga Associated Press, duke cituar Aktivistët e të Drejtave të Njeriut me seli në Uashington, sulmet kanë lënë të paktën 406 persona të vrarë dhe 654 të plagosur. Grupi i të drejtave të njeriut ka theksuar se këto shifra janë rezultat i krahasimit të raporteve lokale brenda Iranit me informacionet e mbledhura nga rrjeti i tyre i burimeve në vend. Sipas tyre, puna për identifikimin e viktimave, për të dalluar civilët nga personeli i shërbimeve të sigurisë vijon ende. /vizionplus.tv