Sulmet e Ukrainës e detyrojnë Rusinë ta përpunojë naftën jashtë vendit
Teksa Ukraina po godet rafineritë e Rusisë dhe mungesa e karburanteve po përkeqësohet në të gjithë vendin, Moska tani po kthen sytë nga vendet e tjera për të përpunuar naftën e saj. Kievi ka nxjerrë jashtë funksionit dhjetëra rafineri nafte në Rusi me sulme me dronë që ka kryer gjatë muajve të fundit, me synimin që të pengojë aftësinë e Moskës për të financuar dhe mbështetur luftën e saj në shkallë të plotë kundër Ukrainës, të nisur më 2022. Rusia veçse ka ndalur eksportet për të frenuar krizën me karburante dhe ka vendosur masa për racionim. Tani, Moska ka arritur një marrëveshje me një rafineri të vogël private në Kazakistan për të përdorur ndërtesat e saj. Por, ekspertët thonë se kjo lëvizje nuk ka gjasa...
Burimi:
syri.net