Britania teston sensorë për t’i ndihmuar personat me demencë të jetojnë më gjatë në shtëpi

Britania teston sensorë për t’i ndihmuar personat me demencë të jetojnë më gjatë në shtëpi

Një sensor nën dyshek mund të sinjalizojë ndryshime në frymëmarrje dhe në rrahjet e zemrës përpara se personi të ndihet i sëmurë. Në Mbretërinë e Bashkuar, programi MinderCare po teston nëse pajisje të tilla mund t’i ndihmojnë ekipet mjekësore të ndërhyjnë më herët dhe personat me demencë të ruajnë pavarësinë për më gjatë. Në apartamentin e tyre në Fulham, në jugperëndim të Londrës, Jai dhe Shashi Kanodia kanë nga një sensor nën dyshek. Jai, 83 vjeç, jeton me sëmundjen e Parkinsonit dhe demencë, ndërsa Shashi, 80 vjeçe, ka demencë dhe artrit të rëndë. Për ta kujdeset i biri, Kush Kanodia, i cili dëgjoi për programin përmes punës së tij si aktivist për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Në maj, sistemi regjistroi rritje...