Shisnin drogë pranë shkollave në Shkodër, 13 persona të arrestuar
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”, duke goditur disa grupe që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në doza, kryesisht pranë shkollave dhe në ambiente të tjera publike të qytetit. Njoftimi i Policisë: Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Shkolla të Pastra”.Goditen disa grupe që dyshohet se shitnin lëndë narkotike në doza, kryesisht pranë shkollave dhe në ambiente të tjera publike në qytetin e Shkodrës.Vihen në pranga 13 shtetas.3 prej tyre me precedent kriminal për prodhim dhe shitje të narkotikëve.Sekuestrohen 1 kilogram e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza, 2 automjete, 14 celularë, 3 peshore elektronike dhe qese farmaceutike për...
Burimi:
kohajone.com