EMRAT/ U futën në banesën e Princit William dhe Kate Middleton, ngrihet akuzë ndaj dy shqiptarëve
Policia angleze ka akuzuar dy persona në lidhje me një vjedhje në pronën e Princit William dhe Kate Middleton, raporton DAILY MAIL. Mirgen Doku, 34 vjeç, nga Courtfield Gardens në South Kensington, në perëndim të Londrës, dhe Arilen Ndoci, 32 vjeç, pa adresë fikse, janë akuzuar për hyrje në një banesë me qëllim vjedhjeje dhe për shkelje në një zonë të mbrojtur. Ata mbeten në paraburgim policor dhe pritet të dalin këtë mëngjes në Gjykatën e Magjistratëve në Norwich. Policia u thirr për një raportim për aktivitet të dyshimtë në Anmer Hall, në pronën Sandringham të Mbretit në Norfolk, rreth orës 18:00 të së hënës. Vila me dhjetë dhoma gjumi ishte një dhuratë dasme për Princin dhe Princeshën e Uellsit nga Mbretëresha e ndjerë Elizabeth...
Burimi:
syri.net