Sulmet e 7 Tetorit/ Balla në ceremoninë e Ambasadës së Izraelit: Kujtesa është detyrim, të mos i harrojmë viktimat! Humanizmi më i fortë se urrejtja

Sulmet e 7 Tetorit/ Balla në ceremoninë e Ambasadës së Izraelit: Kujtesa është detyrim, të mos i harrojmë viktimat! Humanizmi më i fortë se urrejtja

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Izraelit në Tiranë me rastin e përvjetorit të sulmit terrorist të 7 tetorit 2023 në Izrael. Në fjalën e tij, Balla u shpreh se kujtimi i viktimave dhe solidariteti me familjet e tyre mbeten një detyrim, duke theksuar se 7 Tetori nuk duhet të harrohet. “Sot, më 7 tetor, kujtuam viktimat e sulmit terrorist të 7 tetorit 2023 në Izrael. Kujtesa mbetet një detyrim ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. Të kujtosh do të thotë të mos harrosh”, deklaroi Balla. Ai dënoi terrorizmin, antisemitizmin dhe çdo formë urrejtjeje, duke vënë në pah historinë e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë Holokaustit. Balla solli në vëmendje edhe traditën...