Sulm vdekjeprurës në aeroportin e Riadit: 12 viktima dhe qindra të plagosur
Bota E Diel, 11 Tetor 2026 11:19 Një sulm i rëndë goditi Aeroportin Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad, Arabia Saudite, të shtunën, duke lënë të vdekur të paktën 12 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë. Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil Saudit konfirmoi fillimisht se aeroporti ishte shënjestruar, duke theksuar vazhdimin e sulmeve ndaj objekteve të aviacionit civil në mbretëri. Disa orë më vonë, autoritetet njoftuan numrin e viktimave, duke përfshirë katër shtetas sauditë, dy bangladeshas, një amerikan, një egjiptian, një jordanez, një sirian, një palestinez dhe një sudanez. Të paktën 309 persona të tjerë u plagosën, të cilët po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor në spitale të ndryshme. Operacionet në aeroport u pezulluan deri në një njoftim të dytë. Koalicioni i udhëhequr nga...
Burimi:
kohajone.com