Sulm i përgjakshëm jashtë Muzeut Hebraik në Uashington, vriten dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite, arrestohet autori

Sulm i përgjakshëm jashtë Muzeut Hebraik në Uashington, vriten dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite, arrestohet autori

Një ngjarje tragjike tronditi kryeqytetin amerikan të mërkurën në mbrëmje, kur dy anëtarë të stafit të Ambasadës Izraelite në SHBA u vranë me armë pranë Muzeut Hebraik të Uashingtonit. Sulmi ndodhi rreth orës 21:00 (ora lokale), ndërsa viktimat – një burrë dhe një grua – po largoheshin nga një aktivitet diplomatik i zhvilluar në muze. Sipas NBC News, viktimat ishin një çift që kishte planifikuar të fejoheshin së shpejti në Jerusalem. Autori i arrestuar në vendngjarjeAutori i dyshuar, Elias Rodriguez, 30 vjeç, nga Çikago, u arrestua pak minuta pas sulmit. Sipas dëshmitarëve, ai qëndronte jashtë muzeut në mënyrë të dyshimtë...
Burimi: Top-Channel.tv