Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sulm i përgjakshëm jashtë Muzeut Hebraik në Uashington, vriten dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite
👁10892
Një ngjarje tragjike tronditi kryeqytetin amerikan të mërkurën në mbrëmje, kur dy anëtarë të stafit të Ambasadës Izraelite në SHBA u vranë me armë pranë Muzeut Hebraik të Uashingtonit. Sulmi ndodhi rreth orës 21:00 (ora lokale), ndërsa viktimat – një burrë dhe një grua – po largoheshin nga një aktivitet diplomatik i zhvilluar në muze. Sipas NBC News, viktimat ishin një çift që kishte planifikuar të fejoheshin së shpejti në Jerusalem. Autori i arrestuar në vendngjarjeAutori i dyshuar, Elias Rodriguez, 30 vjeç, nga Çikago, u arrestua pak minuta pas sulmit. Sipas dëshmitarëve, ai qëndronte jashtë muzeut në mënyrë të dyshimtë...