Sudan i Jugut/ Presidenti shpërndan qeverinë përpara zgjedhjeve të dhjetorit
Presidenti i Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardit ka njoftuar shpërndarjen e qeverisë së përkohshme, vetëm tre muaj para zgjedhjeve të planifikuara më 22 dhjetor. Vendimi do të hyjë në fuqi në mesnatë. Para njoftimit, Kiir miratoi një ligj të ri që i lejon të qëndrojë në detyrë me kompetenca të gjera deri në zhvillimin e zgjedhjeve. Presidenti tha se do të krijojë një “qeveri kujdestare” që do të drejtojë vendin deri në ditën e zgjedhjeve. Ligji i ri i jep gjithashtu mundësi të ndryshojë disa rregulla, që lidhen me zgjedhjet në nivel shtetëror dhe administrativ. Vëzhguesit e kanë interpretuar këtë zhvillim si një lëvizje politike, që mund t’i japë Kiirit kontroll më të madh mbi pushtetin. “Amnesty International” ka paralajmëruar për masa kufizuese ndaj...
Burimi:
syri.net