Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Një studente kineze e doktoraturës në Universitetin e Princeton është ndaluar nga autoritetet amerikane të emigracionit, ndërsa po përgatitej të udhëtonte drejt Nju Xhersit. Eva Yi Xie, studiuese e neuroshkencës në vitin e tretë të doktoraturës, u ndalua të enjten në aeroportin Ronald Reagan nga agjentët e Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave, ICE, pas pjesëmarrjes në një konferencë shkencore në Uashington, raporton Newsmax Balkans. Studentja kineze e Princeton mbahet aktualisht në qendrën e ndalimit Caroline, në Virxhinia, sipas të njëjtit burim. Rasti ka nxitur shqetësim në universitetin prestigjioz, i cili kërkon rikthimin e saj sa më shpejt në studime. Ndalimi ka sjellë gjithashtu kundërshtime nga avokatja e saj, e cila i quan të pabaza pretendimet zyrtare për shkelje të vizës. Xie, e diplomuar në...