‘Baza të reja ushtarake dhe kontroll mbi investimet’/ Zbardhet marrëveshja SHBA-Danimarkë për Groenlandën

‘Baza të reja ushtarake dhe kontroll mbi investimet’/ Zbardhet marrëveshja SHBA-Danimarkë për Groenlandën

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar zgjerimin e pranisë së tyre ushtarake në Groenlandë përmes një marrëveshjeje të re me Danimarkën dhe autoritetet e ishullit. Marrëveshja, e nënshkruar më 22 shtator 2026 dhe e ratifikuar nga parlamenti danez më 19 nëntor, i jep Uashingtonit të drejtën të krijojë dy zona të reja mbrojtjeje në Narsarsuaq dhe Mestersvig, si dhe të modernizojë dhe zgjerojë bazën ekzistuese hapësinore Pituffik. Përveç pranisë ushtarake, SHBA-të do të kenë një rol të rëndësishëm në shqyrtimin e investimeve të huaja në sektorët strategjikë të Groenlandës, veçanërisht në infrastrukturën kritike dhe burimet natyrore. Marrëveshja parashikon kufizime për investitorët nga vende jashtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian, duke synuar të pengojë zgjerimin e ndikimit të Kinës dhe Rusisë në Arktik. Uashingtoni fiton gjithashtu të drejta...