Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Studentët serbë protestë në Bruksel
👁2090
Bota E Premte, 25 Prill 2025 21:04 Pas protestave masive në të gjitha qytetet e Serbisë studentët serbë ndërmarrin një tjetër hap të fortë për rrëzimin e qeverisë së Aleksandër Vuçiç. Ata duan të përshkojnë pothuajse 2000 kilometra brenda 18 ditësh për të informuar përfaqësuesit e Parlamentit Europian rreth situatës politike në vend. Në Serbi po zhvillohen protesta masive kundër qeverisë së Presidentit Vuçiç, që nisën pas aksidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit në Novi Sad në nëntor 2024.