Studentët në protestë, ambasadat heshtin…ndryshe nga protestat e opozitës! BE: Veprimet e policisë të jenë proporcionale

Studentët në protestë, ambasadat heshtin…ndryshe nga protestat e opozitës! BE: Veprimet e policisë të jenë proporcionale

foto ilustrim TIRANË- Studentët protestojnë prej dy ditësh radhazi para Ministrisë së Arsimit, por ajo që bie në sy është fakti se nuk ka reagime nga ambasadat e huaja në vend. I vetmi reagim i deritanishëm vjen nga Ambasada Amerikane në Tiranë, mbrëmjen e djeshme, në ditën e parë të protestës. Përmes një njoftimi publik, ambasada amerikan paralajmëroi qytetarët për përshkallëzimin e situatës dhe duke u kërkuar të tregojnë kujdes. “Një protestë në Rrugën e Durrësit, ngjitur me Sheshin Skënderbej, është duke vazhduar aktualisht dhe është shndërruar në të dhunshme për shkak të hedhjes së gurëve. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht prani të shtuar të policisë, ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Ju lutemi qëndroni vigjilentë...