No Image Available

Studentët në Itali përplasen me policinë: Financoni shkollën dhe jo luftën

Edhe në Itali, studentët kanë zbritur në rrugë në mbarë vendin, duke u përplasur me policinë dhe duke mbajtur me kokë poshtë posterat me fotografitë e politikanëve. Me thirrjet ‘Financoni shkollën dhe jo luftën’ dhe ‘Më pak armë dhe më shumë të drejta’, të rinjtë kanë mbushur rrugët e qyteteve më të rëndësishme të vendit fqinj, si Roma, Torino, Xhenova, Venecia, Padova, Trevizo dhe Kaliari. Në Torino, studentët marshuan duke protestuar kundër qeverisë, kryeministres Giorgia Meloni, ministrit të Arsimit dhe politikanëve ekstremistë. Pas përplasjeve me agjentët e policisë, të cilët u sulmuan me gurë, një grup pedagogësh zbriti në shesh dhe krijoi një kordon mes studentëve dhe efektivëve, me qëllim ndarjen e dy palëve. Në Romë, pas një demonstrate të zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit,...