Mesazhi i Berishës për Pavarësinë: Sot të gjithë në shesh kundër narkoshtetit të Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e tij me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke e shoqëruar urimin për 28 Nëntorin me një thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare të zhvilluar në Tiranë. Në mesazhin e tij, Berisha vlerësoi figurat historike të Pavarësisë, përfshirë Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Skënderbeun, si dhe kujtoi sakrificat e shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Kreu i demokratëve e përdori gjithashtu mesazhin për të artikuluar akuzat e tij ndaj qeverisë së Edi Ramës. Ai e cilësoi qeverisjen aktuale si “narkodiktaturë”, duke e akuzuar për krijimin e një narkoshteti, manipulim të zgjedhjeve, shpopullim të vendit dhe bashkëpunim me Beogradin kundër Kosovës. Berisha ngriti shqetësimin edhe për emigracionin, duke pretenduar se në dhjetë vitet e fundit 1.1...
Burimi:
ntv.al