Gonxhja uron 28 Nëntorin: Çdo vizitor europian largohet nga Shqipëria me bindjen se ky vend është Europë

Gonxhja uron 28 Nëntorin: Çdo vizitor europian largohet nga Shqipëria me bindjen se ky vend është Europë

Ministri Blendi Gonxhja ka përcjellë urimin e tij për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke vënë në qendër mikpritjen shqiptare dhe promovimin e vendit përmes turizmit. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Gonxhja përmendi destinacione të ndryshme turistike, nga Thethi dhe Berati deri në brigjet e Jonit, duke theksuar se vizitorët europianë po e njohin Shqipërinë jo vetëm përmes bukurive natyrore dhe historisë, por edhe përmes traditës së mikpritjes. Ai falënderoi familjet shqiptare që hapin dyert për vizitorët dhe shtrojnë tryezën për miqtë, duke e mbyllur mesazhin me urimin për festën e Pavarësisë. “Deri pak kohë më parë Europa na njihte nga hartat. Sot na njeh nga oborri dhe tryeza e shtepisë sonë. Çdo vizitor europian që ulet në një bujtinë në Theth, shëtit në...