Hidhet gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt protestuesve, disa të lënduar
Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë shkaktuar disa të lënduar gjatë protestës kombëtare. Efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën. Në pamjet nga protesta, një qytetar shihet i shtrirë në tokë, ndërsa protestuesit e tjerë i janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për ta ndihmuar të largohet nga zona e përplasjes. Ndërkohë, raportohet për disa qytetarë të tjerë të lënduar, në një situatë që vijon të jetë e tensionuar. Një tjetër person ka mbetur i lënduar gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë. Pas incidentit, disa prej protestuesve i kanë ardhur në ndihmë personit të lënduar, duke e marrë në krahë dhe duke e larguar....
Burimi:
gijotina.com