E rëndë në Kamëz/ Porta e banesës zë poshtë 7-vjeçarin, fëmija ndërron jetë në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në zonën e Bathores në Kamëz, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë nga porta e banesës. I mituri u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 7-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është konfirmuar nga burime pranë Spitalit të Traumës.
Burimi:
gijotina.com