Studentët mbërrijnë para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Studentët mbërrijnë para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Studentët mbërrijnë para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Pas disa orësh protestë dhe marshimesh nëpër universitetet e Tiranës, studentët janë zhvendosur përpara Kryeministrisë, ku vijojnë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta e sotme nisi pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, për të vijuar më pas drejt Fakultetit Ekonomik dhe Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë qëndruan për disa orë, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe duke u bërë thirrje studentëve të tjerë që t’i bashkohen lëvizjes së tyre. Gjatë marshimit, studentët kanë mbajtur pankarta dhe kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë, ndërsa kanë kërkuar bojkotimin e procesit mësimor si formë kundërshtimi ndaj situatës politike në vend. Përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesve iu bashkuan edhe studentë nga fakultete të tjera, përfshirë Mjekësinë dhe Fakultetin e Shkencave...