Studentët i përzunë militantët e PD/ Berisha: Të bashkohemi pavarësisht dallimeve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur thirrjen për bashkim të protestuesve me mbështetësit e opozitës, pavarësisht mosmarrëveshjeve mes tyre. Deklarata vjen pas refuzimit për të tretën herë radhazi të militantëve të PD-së nga një pjesë e protestuesve, ndërsa gjatë tubimit të sotëm u raportuan edhe përplasje fizike mes palëve. Në një prononcim për mediat, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në mbështetje të studentëve, duke e cilësuar protestën si një betejë kundër qeverisë së Edi Ramës. “Të bashkohemi të mbështesim studentët, të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin, pavarësisht nga dallimet që mund të kemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me studentët që po zhvillojnë një betejë epike kundër së keqes më të madhe të këtij kombi...
Burimi:
ntv.al