Studentët dogjën katin e parë të Ministrisë së Arsimit/ Kumbaro: I kemi dyert e hapura…
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka reaguar për herë të parë pas akteve të dhunës gjatë protestës së studentëve, ku kati i parë i godinës së Ministrisë së Arsimit është përfshirë nga flakët dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Përmes një reagimi, Kumbaro dënon dhunën dhe shkatërrimin e pronës publike, duke theksuar se protesta studentore dhe vandalizmi nuk kanë asgjë të përbashkët. Ajo shprehet se ka respekt maksimal për të drejtën e studentëve për të protestuar dhe për të kërkuar më shumë nga institucionet, por kundërshton ashpër aktet e dhunës ndaj godinave dhe punonjësve publikë. Ministrja bën me dije se dëmet në godinën e institucionit janë të rënda. Sipas saj, zjarri ka dëmtuar jo vetëm ambientet dhe bazën materiale, por edhe dokumente, duke bërë...
Burimi:
ntv.al