Studentët braktisin auditorët, kostot e jetesës dhe vështirësitë e punësimit rëndojnë mbi të rinjtë
Studentët e disa universiteteve në Tiranë kanë bojkotuar sot, më 14 tetor, procesin mësimor, duke iu bashkuar protestave që nisën një ditë më parë në kryeqytet. Bojkotit i janë bashkuar studentë të Fakultetit të Mjekësisë, Ekonomisë, Drejtësisë dhe Universitetit Politeknik, ndërsa reagimi është shtrirë edhe te gjimnazistët. Protestat, që kanë në qendër pakënaqësitë me qeverinë dhe kushtet e arsimit, zhvillohen në një periudhë kur të rinjtë po përballen me kosto gjithnjë e më të larta jetese dhe vështirësi për të siguruar punësim të qëndrueshëm pas diplomimit. Megjithëse ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet vitet e fundit, përballueshmëria e jetesës dhe mundësitë ekonomike për të rinjtë mbeten problematike. Çmimet e qirave në Tiranë janë rritur në nivele që tejkalojnë mundësitë e një individi me pagë mesatare,...
Burimi:
syri.net