Struktura narrative dhe semantika e konfliktit në romanin “Livia” të Mark Pashkut
Nga Begzad Baliu 1. Hyrje Romani Livia i Mark Pashkut (Tuz, 2024) përfaqëson një krijim letrar me konfigurim të ndërlikuar tematik dhe strukturor, në të cilin drama e marrëdhënieve familjare, kriza e identitetit individual, kujtesa historike dhe transformimet e shoqërisë bashkëkohore ndërthuren brenda një sistemi narrativ me përbërës psikologjikë, alegorikë, filozofikë dhe satirikë. Në qendër të kësaj strukture qëndron marrëdhënia ndërmjet individit dhe bashkësisë, ndërmjet përvojës personale dhe rendit kolektiv të vlerave, ndërmjet lirisë si aspiratë ekzistenciale dhe përgjegjësisë si kategori etike. Këto marrëdhënie përcaktojnë jo vetëm horizontin tematik të veprës, por edhe mekanizmat e organizimit të saj të brendshëm. Në rrafshin e poetikës narrative, romani ndërtohet mbi bashkëpraninë e disa kodeve ligjërimore, ku rrëfimi realist ndërthuret me refleksionin filozofik, kujtesën historike, përfytyrimin fantastik dhe...
Burimi:
kultplus.com