Stokholmi përgatitet për Koncertin e Çmimit Nobel me emra të njohur të muzikës klasike
Koncerti i Çmimit Nobel 2026 do të mbahet më 8 dhjetor në sallën koncertale Konserthuset në Stokholm, me një program muzikor që bashkon vepra të Hannah Kendall, Ludwig van Beethoven dhe Piotr Iliç Çajkovskit, nën drejtimin e dirigjentit të njohur Sir Antonio Pappano. Orkestra Filarmonike Mbretërore e Stokholmit do të interpretojë nën drejtimin e Pappanos, dirigjentit britaniko-italian dhe shefit të Orkestrës Simfonike të Londrës. Në këtë koncert, ai do të bashkëpunojë me dy solistë të njohur të skenës ndërkombëtare: pianistin Igor Levit dhe mezosopranen Fleur Barron. Pappano e cilësoi ftesën për të drejtuar koncertin si një privilegj të veçantë, duke shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen në ngjarjet që nderojnë laureatët e këtij viti të Çmimit Nobel dhe arritjet e tyre në shërbim të njerëzimit. Ai gjithashtu...
Burimi:
kultplus.com