Stephanie Case bëhet gruaja e parë që përfundon garën prej 100 miljesh në Antarktidë
Vrapuesja kanadeze e ultramaratonave, Stephanie Case, është bërë gruaja e parë që ka përfunduar një garë prej 100 miljesh pa ndërprerje në Antarktidë, duke vendosur rekordin e parë të kontinentit për gratë në këtë distancë. Case përfundoi garën “Antarctic Ice Ultra 2026” për 17 orë, 31 minuta e 39 sekonda, duke zënë vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, sipas faqes zyrtare të organizatorëve. Gara u zhvillua në Oazën Schirmacher, në bregdetin e Princeshës Astrid, në Tokën e Mbretëreshës Maud, në Antarktidën Lindore. Pjesëmarrësit përshkuan 38 xhiro në një itinerar prej 4,2 kilometrash (2,6 milje), të ndjekura nga një segment shtesë për të arritur distancën e plotë prej 100 miljesh. Case u përball me erëra të fuqishme dhe temperatura deri në minus 35 gradë Celsius,...
Burimi:
kultplus.com