Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”:“Të qenit shqiptare është pjesë shumë e madhe e asaj që jam”
Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha është nderuar me çmimin “Global Hitmaker Award” në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”, në vlerësim të suksesit të saj ndërkombëtar dhe kontributit në industrinë muzikore. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, artistja mbajti një fjalim emocional, gjatë të cilit rikujtoi ëndrrën e fëmijërisë për të parë një ditë emrin e saj në listat prestigjioze të revistës Billboard. Faqja zyrtare e Billboard Canada rikujtoi se Rexha, përpara se të bëhej një krijuese e hiteve ndërkombëtare, ishte një vajzë që çdo javë shfletonte revistat Billboard, duke shpresuar që një ditë edhe emri i saj të ishte pjesë e tyre. Gjatë fjalimit, këngëtarja tregoi se si shoqëronte nënën në dyqan dhe shkonte menjëherë te sektori i revistave për të parë listën “Hot...
Burimi:
kultplus.com