Polifonia shqiptare, 21 vjet nga shpallja e saj kryevepër e trashëgimisë kulturore jomateriale nga UNESCO

Polifonia shqiptare, 21 vjet nga shpallja e saj kryevepër e trashëgimisë kulturore jomateriale nga UNESCO

25 November, 2026 - 13:00 Më 25 nëntor 2005, polifonia popullore shqiptare u shpall nga UNESCO “Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe jomateriale të njerëzimit”, duke marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme ndërkombëtare për pasurinë kulturore shqiptare. E trashëguar ndër breza dhe e ruajtur veçanërisht në trevat jugore të Shqipërisë, polifonia shqiptare përfaqëson një nga format më të veçanta të këndimit shumëzërësh, në të cilën ndërthuren zërat individualë dhe gruporë, duke krijuar një strukturë muzikore të veçantë, të njohur për harmoninë mes zërave dhe isos. Kjo traditë shekullore ka shoqëruar jetën shpirtërore dhe shoqërore të komuniteteve shqiptare, duke qenë pjesë e festave, dasmave, riteve dhe ngjarjeve të rëndësishme të jetës kolektive. Përmes saj janë ruajtur kujtesa historike, identiteti kulturor dhe mënyrat tradicionale të shprehjes artistike....