Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Starmer kundërshton planin e Netanyahut për pushtimin e Gazës: Do të sjellë më shumë gjakderdhje, duhet armëpushim
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se vendimi i Izraelit për të përshkallëzuar ofensivën e tij në Gaza është “i gabuar” dhe i kërkoi qeverisë së tij ta “rishqyrtojë menjëherë”. “Ky veprim nuk do të bëjë asgjë për t’i dhënë fund këtij konflikti ose për të ndihmuar në sigurimin e lirimit të pengjeve. Ai vetëm sa do të sjellë më shumë gjakderdhje”, tha Starmer në një deklaratë të lëshuar nga Downing Street të premten. “Ajo që na duhet është një armëpushim, një rritje e ndihmës humanitare, lirimi i të gjithë pengjeve nga Hamasi dhe një zgjidhje e negociuar.” Starmer shtoi se Hamasi “nuk mund të luajë asnjë rol në të ardhmen e Gazës dhe duhet të largohet, si dhe të çarmatoset”. Mbretëria e Bashkuar po punonte...