“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings”,në raportin e saj analitik të fundit ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke ruajtur gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”. Ndër të tjera agjencia thekson se ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për frymë gjatë viteve të fundit, ndërsa borxhi i qeverisë dhe borxhi i jashtëm në tërësi janë në trend rënës. Agjencia vlerëson se ekonomia shqiptare mbetet rezistente dhe se ka treguar qëndrueshmëri ndaj goditjeve të njëpasnjëshme në vitet e fundit, duke u rritur mesatarisht me 4% në vit në terma realë gjatë periudhës 2022–2025. “S&P” parashikon një rritje reale të Prodhimit te Brendshem Bruto prej 3.4% për vitin 2026, pak më ulët se 3.7%...
Burimi:
javanews.al