
Kualifikuese 2026/Shqipëria nis me humbje
Me nga një gol në çdo pjesë Anglia mund Shqipërinë në Londër dhe siguron tri pikët e para në Grupin K.
Një ndeshje pa shumë histori. ‘Tre Luanët’ të kuotuar superfavoritë e nisën me dominim absolut takimin ndërsa qarkulluan dhe mbyllën kuqezinjtë te gjysmëfusha dhe zona e tyre derisa gjetën avantazhin në të 20-ën me Ljuis- Skellin debutues.
Në pjesën e dytë anglezët e Tomas Tuhel për herë të parë në stol si trajner i britanikëve i’a dolën të shënojnë dhe golin e sigurisë me sulmuesin Herri Kejn në të 77′.
Në këtë ndeshje u rikthye në formacion kuqezi edhe sulmuesi i Everton Armando Broja. Ai dha sinjale të qarta se mbetet pikë referimi i Shqipërisë. Parqaitje të mirë bëri Arlind Ajeti (i vetmi gabim te goli i dytë) dhe Qazim Laçi apo Berat Gjimshiti. Dëmtimi i Strakoshës, si gjithnjë poshtë nivelit të kërkuar, i dha mundësinë Elhan Kastratit të marrë pak minuta në portë.
Të hënën në orën 20:45 ndeshja e dytë në ‘Arenën Kombëtare’ me Andorrën e cila u mund sot nga Letonia në shtëpi 0-1./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
Burimi