Zyrtare/ U eliminuan nga Kupa e Botës 2026, Ronald Koeman jep dorëheqjen si trajner i Holandës
Ronald Koeman ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të kombëtares së Holandës, menjëherë pas eliminimit zhgënjyes nga Maroku në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026.Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, 63-vjeçari konfirmoi vendimin e tij, duke marrë përgjegjësinë për dështimin e “Tulipanëve”.“Dje mora vendimin për t’i dhënë fund periudhës sime si trajner i kombëtares holandeze. Të gjithë ndanim ëndrrën për të bërë histori në këtë Botëror, por nuk ia dolëm. Askush nuk është më i zhgënjyer se unë. Si trajner, përgjegjësia bie mbi mua”, shkroi KoemanIsh-mbrojtësi legjendar i Holandës kishte marrë drejtimin e skuadrës në janar të vitit 2023, pasi më parë kishte qenë në krye të saj edhe në periudhën 2018-2020.Koeman la të kuptohej gjithashtu se mund të tërhiqet...
Burimi:
ntv.al